• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Thursday, May 14, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Trending

Trump: Sulmi në Uashington nuk e ndal fitoren ndaj Iranit!

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
15:49 : 26/04/2026
in Trending
0
Trump: Sulmi në Uashington nuk e ndal fitoren ndaj Iranit!

Screenshot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se një incident me të shtëna në një ngjarje në Uashington, ku ai po merrte pjesë, nuk do ta ndalojë atë nga fitimi i luftës me Iranin.

Megjithatë, ai shtoi se nuk beson se incidenti lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran”, tha Trump në një konferencë për shtyp natën e 25 prillit, rreth 40 minuta pas të shtënave me armë zjarri në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në një hotel në Uashington.

“Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë. Sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”, tha Trump.

Trump, nënpresidenti JD Vance dhe disa drejtues të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u larguan me shpejtësi nga agjentët e shërbimit sekret pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike kontrolli jashtë sallës ku Trump po përgatitej të mbante fjalim.

Zyrtarët thanë se motivet e të dyshuarit nuk dihen ende. I dyshuari u arrestua dhe ndaj tij pritet të ngrihet aktakuzë më 27 prill.

Ndërkohë, Trump e anuloi të shtunën një udhëtim të planifikuar për në Pakistan nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, për bisedime me Iranin për arritjen e paqes.

“Thjesht e anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që do të shkonin në Islamabad, Pakistan, për t’u takuar me iranianët”, tha Trump të shtunën mbrëma.

“Shumë kohë e humbur nëpër udhëtime, shumë punë! Përveç kësaj, ka përçarje të mëdha dhe hutim brenda ‘udhëheqjes’ së tyre”, tha Trump.

Më pas, Trump u citua nga Axios duke thënë në një intervistë të shkurtër se anulimi i udhëtimit nuk do të thotë automatikisht rifillim i luftës me Iranin.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e zhvilloi atë që e quajti “turne në kohën e duhur” në kryeqytetin pakistanez të shtunën, për t’i bashkërenduar “çështjet dypalëshe” me zyrtarët pakistanezë, para se të vazhdonte drejt Omanit dhe Rusisë.

Irani e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e bisedimeve me heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, një kërkesë që Trump deri tani e ka hedhur poshtë.

Teherani gjithashtu e ka hedhur poshtë zgjatjen e njëanshme të armëpushimit nga Trump si “të pakuptimtë” derisa bllokada vazhdon të mbetet në fuqi.

Qëkurse SHBA-ja dhe Izraeli nisën bombardimet në Iran më 28 shkurt, zyrtarët amerikanë dhe iranianë kanë mbajtur një rund bisedimesh për paqe, më 11-12 prill në Pakistan, por nuk arritën marrëveshje për përfundimin e luftës. /REL

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos
Trending

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos

Një mesazh i papritur ka trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur, Brikena...

Read moreDetails
Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Next Post
Zbulohet shifra e majme që është paguar Ilir Shaqiri për t’iu bashkuar Fermës VIP

Zbulohet shifra e majme që është paguar Ilir Shaqiri për t’iu bashkuar Fermës VIP

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com