• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Thursday, May 7, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Trending

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën deklaratën e fortë: Po vijnë valë të tjera sulmesh! Ne sapo kemi filluar

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
22:26 : 05/03/2026
in Trending
0
Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën deklaratën e fortë: Po vijnë valë të tjera sulmesh! Ne sapo kemi filluar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi vendosjen e forcave shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet kundër Iranit dhe do të marrin “gjithë kohën e nevojshme” për të siguruar fitoren.

Gjatë një konference për shtyp, Hegseth deklaroi se SHBA-të nuk po nxitojnë dhe se do të zgjedhin momentin e duhur për të garantuar suksesin. Ai citoi edhe qëndrimin e presidentit Donald Trump, duke përsëritur se vendi do të veprojë me strategji dhe pa presion kohor.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Hegseth i cilësoi rezultatet e katër ditëve të fundit si “të pabesueshme” dhe “historike”, duke shtuar se, sipas tij, qeveria iraniane “ka mbaruar dhe e di këtë”. Ai deklaroi se forcat amerikane kanë nisur të “godasin, çmontojnë, shkatërrojnë dhe mposhtin” kapacitetet ushtarake të regjimit iranian.

Sipas tij, udhëheqësit iranianë do të përballen vetëm me fuqinë ajrore të SHBA-së dhe Izraelit derisa të dy vendet të vendosin se konflikti ka përfunduar.

Pas konferencës, Hegseth theksoi se ky konflikt “nuk është projektuar kurrë si një luftë e drejtë” dhe se SHBA-të po e godasin Iranin “ndërsa është në disavantazh”.

“Po vijnë valë gjithnjë e më të mëdha, ne sapo kemi filluar”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se në Oqeanin Indian, SHBA-të fundosën “një anije luftarake iraniane që mendonin se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”. “Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silurë”, deklaroi Hegseth, pa e përmendur emrin e anijes.

Ndërkohë, marina e Sri Lanka kishte raportuar më herët se fregata iraniane IRIS Dena u fundos në Oqeanin Indian, ndërsa rreth 140 persona që ndodheshin në bord rezultojnë të zhdukur.

Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim
Trending

Arbana Osmani reagon për herë të parë pas situatës me Olën: Merr vëmendje ky shkrim

Në mes të zhurmës mediatike dhe tensioneve të ditëve të fundit që kanë përfshirë formatin “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka...

Read moreDetails
Kafe me stomakun bosh? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë gjithë ditës

Kafe me stomakun bosh? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë gjithë ditës

Gresa trazon rrjetin, merr vendimin drastik ndaj Mimoza Ahmetit

Gresa trazon rrjetin, merr vendimin drastik ndaj Mimoza Ahmetit

Si do t’i rendiste 5 fituesit e BBVA? Ja si u përgjigj Selin Bollati

Si do t’i rendiste 5 fituesit e BBVA? Ja si u përgjigj Selin Bollati

Adioni i bën këtë thirrje publikut për Olën

Adioni i bën këtë thirrje publikut për Olën

Nëna e Adionit deklarohet publikisht: “I kërkoj falje publike familjes së Mozës”

Nëna e Adionit deklarohet publikisht: “I kërkoj falje publike familjes së Mozës”

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

E bujshme: Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes nê BBVA?

Jo Egli! Dora misterioze në fytyrën e Gjestit është e ish-banores së Big Brother?

Jo Egli! Dora misterioze në fytyrën e Gjestit është e ish-banores së Big Brother?

Next Post
Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet energjia elektrike në Irak, SHBA thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi

Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet energjia elektrike në Irak, SHBA thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com