• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Thursday, May 14, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Trending

Rritja e Pagës minimale, Qeveria merr vendimin e ri

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
16:38 : 06/03/2026
in Trending
0
Rritja e Pagës minimale, Qeveria merr vendimin e ri

Qeveria miratoi sot vendimin për fondin në mbulimin e sigurimeve për efekt të rritjes së rrogës minimale

“Dhënie kompensimi financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale. Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me fashën e pagës bruto, nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë.

-Përcaktimin e parimeve, të rregullave dhe të procedurave për menaxhimin, administrimin dhe rikuperimin e garancive shtetërore të dhëna për huat e nënhuat, si dhe për kthimin e kredive shtetërore të pakthyera, të akorduara nga bankat e nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror para procesit të privatizimit të tyre”.

Vendimi

ompensimi financiar për subjektet jepet çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (DRAKPA), ku kanë adresën e vendit, në të cilin zhvillohet pjesa kryesore e veprimtarisë tregtare.

5. Subjektet me të drejtë aplikimi duhet të plotësojnë kriteret, si më poshtë vijon:

a) Të mos kenë një punonjës në total të regjistruar në listëpagesë;
b) Të mos jenë subjekte në pronësi shtetërore apo ente publike;
c) Të mos jenë subjekte të regjistruara në statusin e sigurimeve si:

i vetëpunësuar (i vetëm);
i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes;
i vetëpunësuar pa punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.

ç) Të mos kenë detyrime (principal) ndaj organeve tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në momentin e aplikimit.

6. Subjektet aplikojnë në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-Albania” për periudhën që kërkojnë kompensim, duke filluar nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026.

7. Kompensimi financiar jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7%, llogaritur mbi diferencën e pagës së çdo punonjësi me pagë bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë në shtator 2025, me pagën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

8. Për subjektet, të cilat në muajin që kërkojnë kompensim kanë reduktuar numrin e punonjësve totalë në më pak se numri i punonjësve me pagë bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë në shtator 2025, kompensimi financiar jepet mbi shumën mesatare të fondit që do të përfitonte për punonjës, në rast mosreduktimi të numrit të punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, shumëzuar me numrin aktual të punonjësve në total.

9. Verifikimi i aplikimit kryhet nëpërmjet ndërveprimit elektronik të sistemeve dhe shpërndarja për përfituesit e këtij vendimi bëhet nga drejtoritë rajonale të AKPA-s.

10. Për kryerjen e kompensimit financiar, DRAKPA-ja urdhëron pagesën çdo muaj pranë strukturës së thesarit në degë, brenda 10-ditëshit të parë të muajit, për të gjitha kërkesat e muajit paraardhës. Kryhen aq urdhërpagesa sa janë bankat e nivelit të dytë (BND), me të cilat operojnë subjektet përfituese të kompensimit financiar. Pagesa urdhërohet në llogarinë tranzitore të pagave në BND për shumën totale të subjekteve përfituese në atë bankë dhe paralelisht DRAKPA-ja dërgon në BND listën e subjekteve përfituesve në bankën përkatëse me të dhënat e llogarisë bankare dhe shumën e kompensimit për çdo subjekt.

11. Efekti financiar për periudhën janar – shtator 2026 përballohet nga buxheti i shtetit, miratuar për vitin 2026, në programin “Tregu i punës”, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos
Trending

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos

Një mesazh i papritur ka trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur, Brikena...

Read moreDetails
Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Next Post
Donald Trump: Po të mos godisnim brenda dy javëve, Irani do të kishte armë bërthamore

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com