Opinionisti i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, është vënë përballë një zgjedhjeje interesante gjatë një interviste në podcast, ku iu kërkua të zgjidhte mes dy moderatorëve të njohur të formatit: Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Edhe pse Hajdari theksoi se i vlerëson të dy si profesionistë të vërtetë të ekranit, përgjigja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pa shumë hezitim. Ai u shpreh se gjatë eksperiencës së tij në spektakël ka arritur të gjejë më shumë përputhje në bashkëpunim me Ledion Liçon.
Sipas tij, marrëdhënia profesionale mes tyre ka arritur në një nivel të veçantë komunikimi, që shpesh nuk ka nevojë as për fjalë. “Me Ledionin kam arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, jemi gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy,” – u shpreh opinionisti.
Në fund, Hajdari vlerësoi edhe etikën dhe respektin e moderatorit, duke theksuar se Liço di të dëgjojë dhe respektojë çdo mendim, edhe kur nuk është dakord. “Unë e kam gjetur më shumë veten, me më shumë kimi me moderatorin Ledion Liço,” – përfundoi ai.









