• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Thursday, April 9, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Trending

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
14:09 : 11/03/2026
in Trending
0
“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj, ishte tema e kësaj të hëne në emisionin Opinion në TV Klan.

Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë.

Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat Zapod të Kukësit. Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Bleonës, Qamilja, e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal.

“22 maj, ditë e shtunë, edhe me orë e mbaj mend. Ishte ora 5:40 e pasdites, kur vajza luante me shoqet para dyqanit. Qamilja ishte organizuar të merrte një grep dhe ai ‘grep’ u bë shkaku për zhdukjen e Bleonës,” kujton Bukurie Mata me sytë e përlotur.

Sipas dëshmisë së nënës, Qamilja, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe, ishte e afërme e familjes (vajza e xhaxhait të Bleonës) dhe e mori Bleonën së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura, për t’u ngjitur në mal pa dijeninë e saj.

Bukurie Mata thotë se vajzat, pasi u kthyen nga mali, pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, edhe pse në fakt ishte pasdite. Sipas saj, ato ishin ngjitur rreth 20 minuta më lart në mal së bashku me vajzën e vogël.

Ajo kujton gjithashtu momentin kur familjarët nisën të kuptonin se diçka nuk shkonte. Ishte halla e Bleonës e cila e kishte telefonuar për ta pyetur nëse mbesa ishte kthyer në shtëpi. Menjëherë ata i ishin futur kërkimeve.

“800 veta kemi qenë në mal, i tërë fshati. Gra, burra, fëmijë… të gjithë”, kujton mamaja e Bleonës, por policinë e kishin telefonuar vetëm pas orës 23:00, kur vetë nuk mundën ta gjenin të voglën.

Megjithatë, pavarësisht kërkimeve, Bleona nuk u gjet kurrë. Nëna e saj shprehet se pas 16 vitesh ende nuk ka hequr dorë nga kërkimi për të bijën, ndërsa frika e saj është se vajza mund të jetë nxjerrë jashtë vendit.

Sipas saj, në të njëjtën ditë inaugurohej edhe Tuneli i Kalimashit, çka beson se mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit.

Arrestohen 2 xhaxhallarët e Stenaldos në Itali pas 25 vitesh arrati
Trending

Arrestohen 2 xhaxhallarët e Stenaldos në Itali pas 25 vitesh arrati

Pas më shumë se 25 vitesh, drejtësia shqiptare ka arritur të gjurmojë dhe arrestojë në Itali dy vëllezërit Artur dhe...

Read moreDetails
Jul Deda ironizon Fermën VIP të Arbana Osmanit

Jul Deda ironizon Fermën VIP të Arbana Osmanit

Reagon për herë të parë Akili pas eliminimit nga Ferma VIP

Reagon për herë të parë Akili pas eliminimit nga Ferma VIP

“Shtëpi për Stenaldon”/ Zbulohet shuma e parave që dhuroi Arbër Hajdari

“Shtëpi për Stenaldon”/ Zbulohet shuma e parave që dhuroi Arbër Hajdari

BE vendos rregulla të reja, për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

Ja çfarë pritet nga Rogerti sonte në dasmën Brikena-Mateo.

Ja çfarë pritet nga Rogerti sonte në dasmën Brikena-Mateo.

Do bëhesh e dashura ime?”/ Jul Deda kritika të forta pasi Mateo i propozoi Brikenës

Do bëhesh e dashura ime?”/ Jul Deda kritika të forta pasi Mateo i propozoi Brikenës

A e pëlqen Brikenën apo jo? Flet për herë të parë babai i Mateos

A e pëlqen Brikenën apo jo? Flet për herë të parë babai i Mateos

Next Post
“Nuk dua ta shoh më me sy”/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Selin

"Nuk dua ta shoh më me sy"/ Debat i ashpër mes Mirit dhe Selin

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com