Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, aktori Bes Kallaku duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Ai është shfaqur pranë partneres së re, ndërsa gjithçka lë të kuptohet se familja e tij po e mbështet plotësisht në këtë fazë të re.
Së fundmi, një postim i çiftit në rrjetet sociale ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit. Mes komenteve të shumta, ai që ka rënë më shumë në sy ka qenë ai i motrës së aktorit, Ana Kallaku.
Ana ka zgjedhur të reagojë publikisht duke lënë një mesazh që shumëkush po e interpreton si një bekim për vëllain e saj dhe për marrëdhënien e tij të re. Komenti i saj është parë gjithashtu nga disa si një mesazh i koduar me një dozë ironie ndaj ish-kunatës, Xhensilës.
“…besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga të gjitha është DASHURIA!” – ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me disa zemra të kuqe, koment që menjëherë ka marrë vëmendje dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet.









