Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air”, ku ka folur gjerësisht për rrugëtimin e të vëllait në “Big Brother VIP Albania 5” dhe raportin e tij shumë të komentuar me Brikenën.
E pyetur rreth reagimit të familjes dhe se si e sheh babai i tyre partneren e re të Mateos, Kejsi ka zbuluar me sinqeritet se ai nuk ka arritur ende në atë pikë sa ta quajë “nuse”, por simpatia nuk mungon.
“Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena, le të themi si paraqitje të paktën, se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë,” u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, nuk ka kaluar pa u komentuar as një nga detajet më të diskutuara të Mateos brenda shtëpisë: xhelozia dhe ndërhyrjet e tij në veshjet e Brikenës.
Kejsi ka treguar se ky është një tipar i vjetër i karakterit të tij, duke e krahasuar me qasjen më tolerante të babait brenda familjes.
“Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte: ‘A ka mundësi ta ulësh atë fustan para se të dalësh?’” rrëfeu Kejsi, duke theksuar megjithatë se ai nuk është i ashpër në kërkesat e tij, por di ta thotë “me lezet” që tjetri ta marrë në konsideratë.
Ajo e mbylli bisedën duke konfirmuar se pëlqimi i Mateos për Brikenën është më se i dukshëm, edhe pse e gjithë kjo mbetet ende një njohje që po zhvillohet vetëm nën vëzhgimin e kamerave.









