Ngjarja është shënuar pas një përplasjeje verbale mes personelit shëndetësor, ku kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun lidhur me mënyrën e zbatimit dhe dokumentimit të një protokolli mjekësor.
Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë brenda një institucioni shëndetësor, ku një mjek dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kryeinfermieres. Konflikti ka nisur pas mosmarrëveshjeve profesionale mbi zbardhjen e një procedure mjekësore, çka ka përshkallëzuar situatën në përplasje fizike.
Si pasojë, mjeku 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Julian Habibaj, 53 vjeç, me profesion mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermieren në spitalin ku ushtron detyrën, pas një kundërshtimi lidhur me zbatimin e një protokolli mjekësor./shqiperiapost












