• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Hetimet për Veliajn, Prokuroria kontrolle në bizneset e të vëllait, dyshimet për kompanitë One dhe Gogel

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
13:02 : 22/12/2025
in Uncategorized
0
Hetimet për Veliajn, Prokuroria kontrolle në bizneset e të vëllait, dyshimet për kompanitë One dhe Gogel

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë me shoqërinë “Gogel”.

Sipas Ora News, SPAK ka zbuluar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, shoqërisë “One Albania” sh.a. dhe shoqërisë “Gogel” sh.p.k. Në kuadër të këtyre hetimeve janë evidentuar disa lidhje tregtare dhe financiare me disa shoqëri që kanë pasur marrëveshje financiare gjatë viteve 2020–2024. Këto shoqëri kanë përfituar fonde për aktivitete të ndryshme që Bashkia e Tiranës ka organizuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto subjekte, përveç marrëdhënieve me institucionet publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare edhe me shoqërinë “Gogel” sh.p.k., e cila zotërohet nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, aktualisht i pandehur me 13 akuza.

Nga këqyrja që i është bërë disa dokumentacioneve të sekuestruara nga SPAK, rezulton se për katër vite Bashkia ka dhënë 2.4 milionë euro për aktivitete artistike dhe kulturore, si edhe për sponsorizime.

Nga analiza e të dhënave të deklaruara në Portalin Qendror të Kontrollit dhe Menaxhimit (Fiskalizimi), rezulton se shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., me administrator Erald Simixhiu, i cili rezulton lidhje e afërt familjare e Ajola Xoxës, ka regjistruar një sërë faturash shitjeje gjatë vitit 2024, ndër të cilat përfshihet edhe ajo me një subjekt tregtar, me vlerë 698,285 lekë.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendje: Ja çfarë thotë për Mirin
Uncategorized

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendje: Ja çfarë thotë për Mirin

Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta, veçanërisht gjatë transmetimit të “Linjës së jetës”...

Read moreDetails
“Ajo i ka kërkuar Mirit të…”/ Deklarata e fortë e Landit për Selinën

“Ajo i ka kërkuar Mirit të…”/ Deklarata e fortë e Landit për Selinën

Përplasja Miri Mateo / Ta tregoj jasht ty dhe.

Përplasja Miri Mateo / Ta tregoj jasht ty dhe.

Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Hatit i sekuestrohet BMW-ja luksoze në mes të Tiranës

Hatit i sekuestrohet BMW-ja luksoze në mes të Tiranës

Çfarë ndodhi mbrëmë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit?

Çfarë ndodhi mbrëmë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit?

Habit motra e Mateos: Nuk e dëshiron Brikenën në finale, ja pse!

Habit motra e Mateos: Nuk e dëshiron Brikenën në finale, ja pse!

Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës

Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës

Next Post
Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com