Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijët.
Ndërkohë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes
Gjithashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hipin në makinë.
Më pas në një tjetër moment në seancën Naim Murselit i janë vendosur edhe pamjet e vrasjes, ku dëgjohen krismat dhe britmat e fëmijëve.











