Një i dënuar, i cili ndodhej i shtruar në pavijonin e infektivit të spitalit të Durrësit për arsye shëndetësore, është arratisur nga ambientet spitalore, raporton A2 CNN. Bëhet fjalë për Altin Ndocin, i arrestuar me urdhër të SPAK.
Ndoci ishte ndaluar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ngjarje në të cilën humbën jetën tre persona.
Sipas informacioneve të A2 CNN, Ndoci ka mashtruar efektivin e policisë që po e ruante, duke pretenduar se kishte nevojë të shkonte në tualet, moment që ka shfrytëzuar për t’u larguar. Polici ka qëlluar paralajmërues në ajër, por pa arritur ta ndalojë.
I arratisuri dyshohet se është pjesë e klanit Çopja nga Elbasani dhe përfshihet në dosjen e SPAK me 33 persona të akuzuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale. Ndaj tij rëndojnë disa akuza penale, përfshirë edhe veprën e rëndë të “vrasjes”.









