Jeta private e aktorit të njohur Bes Kallaku ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, veçanërisht pas zbulimit të romancës së tij të re me Ejonën.
Ndonëse çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg vëmendjes mediatike, motra e aktorit, moderatorja Ana Kallaku, ka vendosur të shuajë disi kureshtjen e madhe të publikut.
Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka ndarë detaje të ëmbla rreth marrëdhënies që ka krijuar me kunatën e saj të re, si dhe ka publikuar një foto ku shfaqen të përqafuara, ndonëse duke ia fshehur portretin.
Ndjekësit e kanë pyetur Anën drejtpërdrejt se si e ka marrëdhënien me nusen e Besit, dhe përgjigjja e saj tregoi një afrimitet të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të plotë për zgjedhjen e të vëllait.
Një tjetër kuriozitet i madh i fansave ishte se kur do të mund ta shohin dyshen publikisht, duke theksuar se Besi “meriton çdo mirësi në botë”. Për këtë, Ana ka sqaruar se mungesa e fotove të plota apo daljeve publike nuk vjen nga ndonjë fshehtësi e sforcuar, por është një vendim personal i vetë Ejonës.









