Akili ka ndarë ndjesitë e tij të para pas eliminimit të papritur nga “Ferma VIP”, një dalje që shkaktoi mjaft zhurmë pas sakrificës që ai bëri në lojë për Gresën.
Në një prononcim të dhënë menjëherë sapo la pas dyert e shtëpisë, në ambientet e jashtme të fermës, ish-konkurrenti bëri një bilanc të shkurtër të qëndrimit të tij, duke reflektuar mbi gjendjen emocionale dhe presionin e formatit.
I pyetur për këtë rrugëtim të shkurtër televiziv, Akili e përmblodhi gjithë ndjesinë e tij me këto fjalë:
“Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur. Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale!”.
Pavarësisht mbylljes së shpejtë të këtij kapitulli, ky reagim tregon se ai e ka shijuar si aventurë, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin e publikut për ato që vetë i quan veprime të ndikuara nga euforia dhe presioni i izolimit.









