Një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po qarkullon në rrjetet sociale
Bëhet fjalë për një moment tensioni mes Mirit dhe Artanit, i cili ka ndodhur në ambientet e kuzhinës dhe ka mjaftuar për të ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e programit.
Sipas pamjeve, Miri shihet teksa e shtyn Artanin me krah. Ky veprim fizik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke qenë se rregullat e “Big Brother” janë të qarta dhe ndalojnë rreptësisht çdo lloj kontakti fizik apo agresioni mes banorëve.









