Oborri Mbretëror Shqiptar ka bërë publik lajmin për martesën e Princ Leka II me fotografen Blerta Celibashi, e cila është zhvilluar në një ceremoni private.
Sipas njoftimit zyrtar të Oborrit, fotografia zyrtare e çiftit është realizuar në Kështjella Apponyi në Sllovakia, një vend historik i lidhur me trashëgiminë e Mbretëresha Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze.
Ky vend është përzgjedhur për të simbolizuar dhe respektuar lidhjet historike e familjare të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Familjes Mbretërore.
Kujtojmë se pak ditë më parë vetë Princ Leka II konfirmoi martesën me Blertën, duke theksuar se ceremonia do të mbahej në mënyrë diskrete, me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve më të afërt.










