Babai i Selinës, Toni Bollati, u lidh drejtpërdrejt në emisionin “Fan Club”, ku komentoi raportin e vajzës së tij me Gimbon si dhe largimin e Gretës nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Duke folur për Gimbon, ai u shpreh se e konsideron si djalin e tij për aq kohë sa ai qëndron në krah të Selinës. Sipas tij, do ta trajtojë njësoj siç do të trajtonte çdo fëmijë të familjes së tij.
Toni Bollati theksoi gjithashtu se do t’i japë mbështetjen e plotë Gimbos dhe u bëri thirrje edhe familjes së tij që ta përkrahin në këtë rrugëtim brenda shtëpisë. Ai iu drejtua edhe publikut, veçanërisht atij nga Kosova, duke kërkuar mbështetje për të në televotim.
Sipas tij, nëse gjithçka zhvillohet me drejtësi dhe loja është e sinqertë, Gimbo do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi dhe do të qëndrojë pranë vajzës së tij.
Ndërsa për Gretën, ai zbuloi se kanë komunikuar pas daljes së saj nga shtëpia. Toni Bollati tregoi se i ka shprehur mbështetje të plotë dhe madje i ka thënë me përzemërsi: “Të do babi fort”, duke e konsideruar ende pjesë të familjes.








