Afrimiteti i papritur mes Brikenës dhe Mateos ditët e fundit jo vetëm që ka ndezur rrjetin, por ka ngritur dyshime të forta edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Një nga skeptikët më të mëdhenj të kësaj romance që po lind në shtëpi është Miri. Ai nuk është përmbajtur aspak në komentet e tij, duke bërë edhe një krahasim mjaft të fortë që rikthen në vëmendje një nga çiftet më të famshëm në historinë e formatit: Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Miri ka lënë të kuptohet qartë se nuk beson në vërtetësinë e ndjenjave të Brikenës. Sipas tij, ajo mund të jetë duke ndjekur një “skenar” që publiku e ka parë edhe më parë në këtë format, duke aluduar se situata e saj i ngjan asaj që ndodhi në edicionin e dytë të spektaklit.
Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, referenca e tij ishte e qartë për të gjithë banorët. Miri u shpreh se një personazh i një sezoni të kaluar ishte treguar fillimisht i ftohtë, por më pas kishte ndryshuar sjellje pasi kuptoi ndikimin dhe famën që mund të sillte romanca brenda shtëpisë.
“Një personazh ka qenë në një nga këto Big Brother-at… Pse ishte ashtu në fillim dhe më pas, kur pa çfarë bëhej jashtë dhe sa famë po merrte, u lëshua dhe ra në dashuri,” tha ai.
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse marrëdhënia mes Brikenës dhe partnerit të saj do të vazhdojë të zhvillohet apo do të vërtetojë dyshimet e ngritura nga Miri.
Me këto fjalë, Miri hedh akuza të rënda, duke pretenduar se ashtu siç Kiara (sipas teorisë së tij) u afrua me Luizin vetëm pasi kuptoi popullaritetin e jashtëzakonshëm që ai kishte fituar jashtë, të njëjtën gjë po bën tani Brikena me Mateon.
Për Mirin, kjo nuk është dashuri, por një kalkulim i ftohtë për lojë dhe famë, duke parandjerë se Mateo mund të jetë i pëlqyer nga publiku.









