Dasma e mbrëmshme mes Gimbos dhe Selinës nuk ka mbetur vetëm një ceremoni simbolike brenda lojës së Big Brother VIP Albania, por duket se atmosfera romantike ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pas momentit të veçantë të celebrimit, dyshja kanë vazhduar të shfaqin afërsinë e tyre edhe jashtë ceremonisë. Gimbo ka vendosur ta nisë ditën në një mënyrë të ëmbël, duke i lënë Selinës një mesazh të shkruar me dorë, gjest që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kamerave brenda shtëpisë.
Në letrën e tij, ai i drejtohet Selinës me një përkëdheli në anglisht, duke e quajtur “grua”. Mesazhi i shkruar ishte i thjeshtë, por shumë domethënës për ndjenjat që ai po shpreh ndaj saj.
“Morning wify. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh mirë. Je ndjenja ma e mirë e jemja,” – shkruan Gimbo në letrën e lënë për të.
Ky gjest romantik tregon se Gimbo po e shijon maksimalisht statusin e tij të ri brenda shtëpisë dhe se raporti mes tyre duket se po forcohet gjithnjë e më shumë, duke sjellë momente të ngrohta që nuk po kalojnë pa u vënë re nga publiku dhe banorët e tjerë.









