• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Thursday, May 14, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home Trending

Lufta në Lindjen e Mesme prek edhe Shqipërinë! Nafta shtrenjtohet

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
02:32 : 05/03/2026
in Trending
0
Lufta në Lindjen e Mesme prek edhe Shqipërinë! Nafta shtrenjtohet

Screenshot

Lufta me Iranin ka nisur të prekë edhe infrastrukturën për eksportin e energjisë në rajon. Pas një sulmi me dron nga Irani, Katari ndaloi të hënën prodhimin në impiantin më të madh në botë për eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Edhe rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite, në Ras Tanura, ndërpreu punën pas një sulmi.
Kjo e përshkallëzoi më tej krizën në Lindjen e Mesme. Çmimi i një fuçie të naftës së tipit referencë Brent u rrit të hënën në gati 80 dollarë. Kjo përfaqëson rreth 10 për qind më shumë krahasuar me të premten në mbrëmje, para fillimit të sulmeve ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit. Çmimi referencë i gazit në Evropë u rrit madje me 40 për qind.

Zhvillimet e fundit ushqejnë shqetësimin për një ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit me energji në mbarë botën. Në ngushticën e Hormuzit, pikë kyçe e tregtisë së lëndëve të para në Gjirin Persik, trafiku detar është ndalur pothuajse plotësisht për shkak të konfliktit.

A rrezikon Evropa të përballet sërish me një situatë emergjente të gazit si pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022? Apo madje me një tronditje të çmimeve të naftës si ato që përjetoi bota në vitet 1973 dhe 1979?

Edhe në vitet ‘70, rrjedha e naftës nga Lindja e Mesme u ndërpre për shkak të luftës dhe trazirave politike në Iran. Pasojat ishin pamje të rralla për vendet perëndimore: radhë të gjata para pikave të karburantit dhe autostrada të zbrazëta, pasi u vendosën të dielat pa qarkullim për të kursyer karburant. Mungesa e benzinës ndikoi drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe solli pasoja për ekonominë botërore në formën e recesionit, rritjes së inflacionit dhe papunësisë, thuhet në një artikull të medias zvicerane.

Deri tani, çdo ditë rreth një e pesta e naftës dhe LNG-së së tregtuar globalisht kalonte përmes ngushticës së Hormuzit. Teorikisht, kalimi midis Iranit, Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mbetet i mundur edhe në kohë lufte. Megjithatë, trafiku ka rënë ndjeshëm, sepse siguruesit nuk duan më të mbulojnë tranzitin e cisternave të naftës ose kanë rritur ndjeshëm primet.
Devijimi drejt rrugëve të tjera të transportit është i mundur vetëm në masë të kufizuar, pasi vetëm rreth një e treta e naftës që zakonisht kalon përmes ngushticës mund të ridrejtohet përmes tubacioneve drejt porteve të tjera në rajon. Katari, furnizuesi më i madh i LNG-së në Gjirin Persik, pothuajse nuk ka alternativa ndaj rrugës detare.
Për tregun botëror situatën e vështirëson edhe faktori Rusi. Eksportet ruse të naftës dhe gazit janë kufizuar ndjeshëm për shkak të sanksioneve perëndimore pas sulmit ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kina është blerësi më i madh i Moskës.
Rezervat e gazit në Evropë mbushin vetëm 1/3
Një mungesë në furnizimin me gaz do të ishte shumë problematike për industrinë gjermane, e cila tashmë përballet me vështirësi. Ndërprerja e prodhimit në Katar kujton situatën pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Në atë kohë, qeveria gjermane siguroi importe LNG nga shteti i Gjirit për të kompensuar mungesën e furnizimeve ruse.
Tani edhe ky furnizim rrezikon të ndërpritet. Rezervat e gazit në Bashkimin Evropian janë aktualisht nën mesataren vetëm rreth 30 për qind e kapacitetit është i disponueshëm.
Sipas vlerësimit të ofruesit të të dhënave dhe lajmeve Argus, për Evropën mund të shfaqen mungesa të naftës dizel dhe karburantit për avionë, të cilat deri tani siguroheshin nga rajoni i Gjirit. Për benzinën, varësia nga furnizuesit e Lindjes së Mesme është më e ulët.
Për vendet aziatike si Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia, situata është teorikisht më delikate, pasi ato varen më shumë nga importet e LNG-së dhe naftës nga rajoni sesa Evropa. Irani e eksportonte naftën e tij pothuajse ekskluzivisht në Kinë, ku rafineritë private të quajtura “Teapot” në provincën Shandong ishin blerësit kryesorë.
Zgjerimi i prodhimit të naftës është i mundur vetëm në mënyrë të kufizuar. Sipas raportit më të fundit mujor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), vetëm Arabia Saudite ka kapacitete të konsiderueshme të lira brenda aleancës OPEC+. Rusia, për shkak të sanksioneve, tashmë e ka të vështirë të gjejë blerës për naftën e saj dhe duhet të ofrojë ulje të mëdha çmimesh.
Megjithatë, aktualisht nuk ka shenja për një krizë të menjëhershme energjetike si ajo e viteve shtatëdhjetë. Në varësi të përmasës dhe kohëzgjatjes së ndërprerjes në ngushticën e Hormuzit, një skenar i tillë afatgjatë nuk mund të përjashtohet.
Në vitin 1973, vendet anëtare të kartelit OPEC, që në atë kohë përfaqësonin rreth gjysmën e prodhimit global të naftës, reaguan ndaj mbështetjes së vendeve perëndimore për Izraelin në Luftën e Jom Kipurit me një ndërprerje të furnizimeve. Vetëm disa vite më vonë, në vitin 1979, Irani u bë qendër e krizës kur Shah-u u rrëzua dhe në pushtet erdhën mullahët. Për shkak të trazirave, prodhimi i naftës në vend u shemb, në atë kohë Irani ishte eksportuesi i dytë më i madh në botë.

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos
Trending

I kanë dhënë fund lidhjes? Mesazhi i fundit ngre dyshime të forta për ndarjen e Brikenës dhe Mateos

Një mesazh i papritur ka trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur, Brikena...

Read moreDetails
Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Samanta Karavella ndahet nga partneri?! Ja çfarë po trazon rrjetin!

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

Kemi të reja: Pasi quajtë Arbanën “kuçkë”, Fabjola Elezajt i ndodh e papritura jashtë fermës

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

“Kam pritur 33 vite për të”/ Ana Kallaku poston foto me të dashurën e Besit

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Soni Malaj flet për sherrin me Jonida Maliqin: “Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona, partnerja e re e aktorit

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Xheneta i bën thirrje publike Gjestit: “Mos u shkruaj më shoqeve të mia…”

Next Post
Donald Trump: Po të mos godisnim brenda dy javëve, Irani do të kishte armë bërthamore

Donald Trump: Po të mos godisnim brenda dy javëve, Irani do të kishte armë bërthamore

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com