Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë ka marrë përmasa alarmante. Gazetarja e Top Channel bën me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile, të cilat digjen lehtësisht, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tyre.
Në vendngjarje janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të kryeqytetit, ndërsa janë thirrur edhe mjete që ndodheshin në Durrës për situatën e përmbytjeve. Po ashtu, është kërkuar ndihmë nga ushtria, si dhe nga shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit dhe Vorës.
Deri në këto momente, nuk ka raportime për persona të lënduar.









