Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë Rihter është regjistruar ditën e sotme në Shkodër.
Lëkundja është konfirmuar edhe nga Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Tërmeteve.
Sipas raportimeve paraprake, epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Vajush, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytet, veçanërisht në katet e larta të pallateve.
Thellësia e tërmetit është vlerësuar rreth 7 km.








