vodafone Archives - Shqiperia Post

Dyshime për rritje të sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin Vodafone dhe One
Gjatë kësaj periudhe është konstatuar një rritje graduale dhe pothuajse e njëkohshme e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që ndërmarrjet në fjalë të kenë zbatuar një metodologji të qartë të përllogaritjes së kostove, e cila do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikuara në treg.

Nga analiza e ecurisë së çmimeve rezulton se sa herë njëri prej operatorëve ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër ka ndjekur të njëjtin veprim brenda një kohe të shkurtër, me rritje të ngjashme si në nivel çmimi, ashtu edhe në përmbajtjen e paketës, përfshirë minutat, internetin, SMS-të dhe vlefshmërinë.

Kjo sjellje tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, i cili mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Po ashtu, analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara nga operatorët janë pothuajse identike, si në çmim ashtu edhe në përmbajtje, duke kufizuar ndjeshëm alternativat për konsumatorët dhe duke ulur presionin konkurrues në treg.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës mbi kostot, përbën një rrezik real për koordinim të sjelljes tregtare, me synim ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të çmimeve dhe fitimeve.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga operatorët nuk ka dorëzuar dokumentacion që të vërtetojë se çmimet janë përcaktuar mbi bazën e analizës së kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë kosto–çmim, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më tepër sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se, duke qenë se tregu paraqitet me strukturë duopolistike, vihet re sinkronizim në rritjen e çmimeve, oferta pothuajse identike dhe mungesë transparence në raportin kosto–çmim, sjellja e Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën nga 1 janar 2022 deri më 18 nëntor 2025.

/Burimi: Monitor

The post Dyshime për rritje të sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin Vodafone dhe One appeared first on Shqiperia Post.