Premtim Dauti Archives - Shqiperia Post

Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si dhe 6 persona të tjerë, të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera.

Së bashku me Becin, në cilësinë e të pandehurve janë: Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Adela Ruko është bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Sipas SPAK, hetimi lidhet me një tender të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë procedurës së prokurimit janë kryer veprime të kundërligjshme nga titullari i autoritetit kontraktor, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, lidhur me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve dhe vlerësimin e ofertave.

SPAK thekson se Benet Beci, në kohën kur ushtronte detyrën e administratorit të KESH, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k., në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

Hetimi është mbështetur edhe në prova të siguruara nga pajisjet elektronike të sekuestruara gjatë një procedimi tjetër penal ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi. Beci është thirrur disa herë në SPAK, ndërsa paraqitja e fundit e tij ishte më 19 dhjetor, ku qëndroi për rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pa dhënë deklarata për mediat.

The post Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë appeared first on Shqiperia Post.