Arber Abazi Archives - Shqiperia Post

Spak kontroll te kompania ‘Salillari’, ‘Senka’ në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara nga SPAK në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë zhvilluar edhe në kompaninë “Salillari”, në pronësi të Pëllumb Salillarit, si dhe në kompaninë “Senka” në Lushnje, e zotëruar nga Ylli dhe Donika Senka. Po ashtu, agjentët kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën dhe ambientet e punës së Arbër Abazit, i cili ka lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 13 ditë nga vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, Prokuroria e Posaçme ka vijuar edhe këtë të premte, më 9 janar, me kontrolle dhe sekuestrime të sendeve materiale në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të qeverisë.

Burime për Syri Televizion bëjnë me dije se janë kontrolluar disa subjekte, përfshirë biznese dhe institucione shtetërore, ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar dokumentacion, pajisje dhe sende të tjera me vlerë. Megjithatë, burimet mbeten të rezervuara sa i përket emrave të zyrtarëve apo biznesmenëve që kanë qenë objekt i këtyre veprimeve.

Fokusi i hetimeve lidhet me procedurat e tenderimit për lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, konkretisht për aferën 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë, si dhe është nën hetim për të paktën tetë procedura të tjera që lidhen me ndërtimin e Unazës së Madhe.

Më herët, GJKKO kishte vendosur pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Gjykata Kushtetuese pezulloi masën e parë deri në vendimin përfundimtar që pritet më 22 janar, ndërsa Apeli la në fuqi bllokimin e pasaportës. Për shkak se Kushtetuesja nuk është shprehur ende, SPAK i është drejtuar Kuvendit të Republikës me kërkesën për t’i hapur rrugë arrestimit të zv/kryeministres.

The post Spak kontroll te kompania ‘Salillari’, ‘Senka’ në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit appeared first on Shqiperia Post.