• Kontaktoni
  • Privacy Policy
  • Shqiperia Post – Lajmet e fundit nga Shqiperia
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
SHQIPËRIA POST
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrezik për foshnjat / Rossmann & Lala në qendër të skandalit të qumështit me baktere

SHP by SHP
22:31 : 16/01/2026
in AKTUALITET, LAJME
0
Rrezik për foshnjat / Rossmann & Lala në qendër të skandalit të qumështit me baktere

Alarm për sigurinë ushqimore: Qumësht pluhur me baktere i dhënë foshnjave në Shqipëri dhe Kosovë

Një alarm serioz është ngritur për sigurinë ushqimore në Shqipëri dhe Kosovë, pasi foshnja të moshës 0–2 vjeç rezulton se janë ushqyer me qumësht artificial pluhur të kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus, i cili konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e bebeve, pasi shkakton probleme gastrointestinale si diarre dhe të vjella.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se vetëm në Shqipëri janë shitur gjithsej 580 kuti nga ky qumësht i rrezikshëm. Ky rast nxjerr në pah problematika serioze të sigurisë ushqimore, jo vetëm për produktet vendase, por edhe për ato të importuara.

Sipas të dhënave, bakteri Bacillus Cereus është identifikuar në 9 lloje qumështi pluhur të markës Nestlé, me datë skadence në vitin 2027. Sasia totale e importuar ishte 1878 kuti, nga të cilat 744 kuti rezulton se janë konsumuar nga foshnja në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa pjesa tjetër është bllokuar dhe grumbulluar nga subjekti tregtar.

Produktet e kontaminuara janë prodhuar nga kompania Nestlé dhe në Shqipëri janë tregtuar nga operatori Rossmann & Lala, i shtrirë në disa qytete të vendit. Alerti për rrezikun është dhënë nga vetë kompania Nestlé, e cila ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të produkteve nga raftet e dyqaneve Rossmann & Lala.

Gjatë një vëzhgimi të kryer nga Top Channel në disa filiale në Tiranë, në disa prej tyre ishte vendosur një njoftim ku thuhej se Nestlé po tërhiqte si masë paraprake disa seri të qumështit formulë BEBA, konkretisht: BEBA Expert HA, BEBA Expert Comfort+ dhe BEBA Supreme, për shkak të dyshimit për praninë e mikroorganizmit Bacillus Cereus.

Megjithatë, ky njoftim nuk ishte i pranishëm në të gjitha pikat e shitjes. Në filialin e zonës së 9-katëshve, produkti ishte hequr nga raftet, por mungonte informacioni për prindërit, të cilët nuk ishin paralajmëruar të ndërprisnin përdorimin e qumështit të kontaminuar.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) lidhet me mungesën e dokumentacionit të gjurmueshmërisë së produktit. Për këtë arsye, ndaj subjektit Rossmann & Lala është vendosur një masë administrative me gjobë në vlerën 200 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, prindërve u është kërkuar që ta kthejnë menjëherë produktin, i cili paraqet rrezik për shëndetin e foshnjave të porsalindura.

Burimi: Top Channel

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat
LAJME

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Moti i përkeqësuar ka shkaktuar problematika në lagjen Beqirefend, një nga zonat më të vjetra të Delvinës, ku janë konstatuar...

Read moreDetails
Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Arrestohet “Hysen Ramaj” shiste rroba fallco në internet.

Arrestohet “Hysen Ramaj” shiste rroba fallco në internet.

Deklaratë nga avokati: Bleona Mata është gjallë, babai saj bashkëpunëtor në krim.

Deklaratë nga avokati: Bleona Mata është gjallë, babai saj bashkëpunëtor në krim.

Next Post
Lufra reagon: Kontrollet janë pjesë e detyrueshme e sigurisë ushqimore

Lufra reagon: Kontrollet janë pjesë e detyrueshme e sigurisë ushqimore

ShqiperiaPost.com

Shqipëria Post është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.
Na kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com

Na ndiqni

Kategoritë

  • AKTUALITET
  • HOROSKOPI
  • LAJME
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • SHOWBIZ
  • SPORT
  • Uncategorized
  • VIRALE
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
  • Privacy Policy

© 2025 ShqiperiaPost.com - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
  • Privacy Policy

© 2025 ShqiperiaPost.com - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com