Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “non grata” nga autoritetet greke, duke e konsideruar të padëshirueshëm dhe kërcënim për rendin publik, dhe i është ndaluar pa afat hyrja në Greqi.
Artan Hoxha u ndalua dje në pikën kufitare të Kakavijës, ku policia i komunikoi se nuk mund të hyjë në Greqi për shkak të rrezikut për rendin publik dhe sigurinë e brendshme. Ai u mbajt për rreth një orë dhe më pas iu dorëzua vendimi zyrtar, në të cilin ai karakterizohet si person i rrezikshëm për rendin publik, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare. Më pas i është vendosur kryq në pasaportë dhe i është kërkuar të largohet menjëherë.
Vendimi është marrë në fillim të vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet Parlamenentare të BE, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.
Hoxha ka denoncuar aktivitetin e Fredi Belerit në “Masakrën e Peshkepisë” (1994), dhe është përballur edhe me procese gjyqësore në Tiranë gjatë 2023-2024. . Ndër të tjera, gazetari Hoxha e ka denoncuar aktivitetin e Fredi Belerit, në dëm të interesave shqiptare dhe në artikuj investigativ në median greke gjatë fushatës për zgjedhjet e parlamentit europian.







