Nebahate Selmani, nëna e banores së Big Brother VIP, Brikenës, ka reaguar zyrtarisht për herë të parë mbi situatat e së bijës në shtëpi. Përmes një mesazhi drejtuar produksionit, pasi refuzoi ftesën për t’u paraqitur fizikisht, ajo ka vendosur pikat mbi “i” lidhur me të shkuarën e Brikenës dhe Mateo Brikenas.
Mateo kishte pretenduar se kishte pasur një lidhje me Brikenën, por zonja Nebahate e ka hedhur poshtë këtë version, duke mbështetur plotësisht të bijën. “Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo,” shkruan nëna e Brikenës.
Ajo kërkon me ton të prerë që jeta private e Brikenës të mos bëhet temë diskutimi: “Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk kanë më rëndësi.”
Në përfundim, Nebahate Selmani shpreh krenarinë për sjelljen e Brikenës në Big Brother VIP: “Nuk ka nevojë të mbrohet me zëra të tjerë, por me vlerat që i ka marrë nga shpia e vet!” Duke e konsideruar kështu këtë çështje të mbyllur përfundimisht.












