Te Lufra, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimi i sigurisë ushqimore mbeten prioritet kryesor. Kompania thekson se nuk ka si qëllim refuzimin e fermerëve, por zbatimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve të sigurisë, me synim mbrojtjen e konsumatorit dhe cilësinë e produkteve që dalin në treg.
Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë.
Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë.
Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve.”, sqaron kompania Lufra në një deklaratë për mediat.









