• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Friday, April 3, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home LAJME

Jani Aliaj ekzekutohet në burgun grek, i dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
17:09 : 19/01/2026
in LAJME
0
Jani Aliaj ekzekutohet në burgun grek, i dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços

Jani Aliaj, shqiptari që u vra sot në burgun e Korydallos në Greqi, ishte një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bujshme të Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Vrasja e Elton Çiços ndodhi në një ambient publik dhe gjatë orëve të ditës, duke tronditur opinionin publik në atë periudhë. Ngjarja u regjistrua në një lokal të frekuentuar në ish-Bllok, ndërsa autori u largua menjëherë nga Shqipëria pas kryerjes së krimit.

Sipas hetimeve, vrasja ishte e paramenduar dhe e organizuar, ndërsa autoritetet ngritën dyshime për motive hakmarrjeje dhe përplasje të mëparshme mes palëve. Prokuroria argumentoi se ngjarja ishte pjesë e një zinxhiri konfliktesh të lidhura me botën e krimit.

Hetimet zbuluan se konflikti mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços kishte rrënjë të vjetra, përfshirë edhe periudhën kur të dy kishin qenë të burgosur në Greqi. Këto përplasje u konsideruan si element kyç në motivin e vrasjes.

Pas krimit, Jani Aliaj u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe qëndroi për disa vite jashtë Shqipërisë. Ai u arrestua në Greqi, ku jetonte me identitet të rremë dhe dokumente të falsifikuara, falë bashkëpunimit mes autoriteteve greke dhe Interpol Tiranës.

Gjykata shqiptare e shpalli fajtor për vrasje me paramendim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Përveç kësaj vepre, ndaj tij rëndonin edhe akuza të tjera penale, përfshirë armëmbajtje pa leje dhe tentativa vrasjeje, duke e cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore./shqiperiaPost

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës
LAJME

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi famëkeq i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është...

Read moreDetails
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Next Post
“Andi Vokrri“ Më doli situata jashtë kontrollit”/ Vrau me çekiç 60-vjeçarin në Mamurras, zbardhet dëshmia e autorit

“Andi Vokrri“ Më doli situata jashtë kontrollit”/ Vrau me çekiç 60-vjeçarin në Mamurras, zbardhet dëshmia e autorit

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com