• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Saturday, April 4, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
23:10 : 17/02/2026
in LAJME
0
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Screenshot

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor – afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës.

Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

“Industria gjermane është në një krizë të thellë”, tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: “Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës.”

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026

Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues.

Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit – “në kurriz të vendeve të punës në Gjermani”.

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset. Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë.

Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve./DW

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës
LAJME

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi famëkeq i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është...

Read moreDetails
Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Arrestohet “Hysen Ramaj” shiste rroba fallco në internet.

Arrestohet “Hysen Ramaj” shiste rroba fallco në internet.

Next Post
E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com