Shkënda Lili, e njohur për rastet që trajton në lidhje me tradhtitë bashkëshortore, ka ndarë së fundmi një histori të pazakontë nga përvoja e saj profesionale.
E ftuar në një emision televiziv, ajo ka treguar se gjatë punës së saj shpesh përballet me situata të papritura dhe histori që tejkalojnë dyshimet fillestare të klientëve. Sipas saj, shumë persona i drejtohen për të zbuluar nëse partnerët e tyre po i tradhtojnë.
Në një nga rastet që rrëfeu publikisht, Lili tha se një grua i kishte kërkuar të ndiqte bashkëshortin e saj pasi kishte dyshime të forta se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Detektivja pranoi ta merrte përsipër rastin dhe të ndiqte lëvizjet e burrit për të zbuluar të vërtetën.
Gjatë ndjekjes, sipas saj, rezultoi se situata ishte ndryshe nga ajo që kishte dyshuar gruaja. Ajo shpjegoi se nuk u gjetën prova që burri kishte një lidhje me një femër, por u vu re një afrimitet i pazakontë me një mashkull tjetër, gjë që ngriti dyshime të tjera.
“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, u shpreh ajo.
Në të njëjtën bisedë, Lili foli edhe për disa prirje që ajo thotë se i ka vërejtur gjatë viteve të punës. Sipas saj, shpesh ndodh që burrat rreth moshës 50-vjeçare të krijojnë lidhje me vajza më të reja dhe beqare, fenomen që, sipas saj, shfaqet shpesh në rastet që i raportohen për hetim.









