Fansat e “Big Brother” kanë shumë dilema rreth raportit të Mateo dhe Brikenës, por tani e vërteta del në dritë.
Sipas burimeve të afërta, Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer mesazhe të fshehta – ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin për rreth një vit përmes mesazheve. Ata janë takuar vetëm një herë, dhe kur Brikena kërkoi të takohej me prindërit e saj, Mateo nuk pranoi, duke shpjeguar se dëshironte së pari të njihte vajzën, pastaj familjen.
Gjithçka tjetër që është parë mes tyre në media ishte vetëm një foto, asgjë më shumë. Mateo paralajmëron të mos gjykohen vajzat, pasi ai, Brikena dhe produksioni e dinë mirë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Mateo nuk ka hyrë në Big Brother për Brikena, por për vetveten. Xhesti i tij ishte krejt personal dhe i menduar për situatën e tij.
Brikena konsiderohet një vajzë me karakter të jashtëzakonshëm, dhe familja e saj një shembull i bukur. Lidhje e vërtetë romantike mes tyre nuk ka pasur; ata thjesht kanë pasur njohje dhe miqësi.
Një shoqe e afërt e Mateo-s tha se e dhemb shumë për Brikenën dhe se historia që po thonë disa është e vërtetë. Ata kanë shkruar për 8-9 muaj, dhe takimi i vetëm mbylli gjithçka. Megjithatë, Brikena është një vajzë me karakter fantastik dhe familje të mrekullueshme.












