Armela Hyseni është banorja më e re që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5.
E lindur në Tiranë, Armela ka pasur një fëmijëri sa të bukur, aq edhe të vështirë. Ajo është rritur në zonën e Laprakës, në një familje modeste, ku nëna e saj ka bërë gjithmonë maksimumin që asaj të mos i mungonte asgjë, pavarësisht kushteve jo të lehta ekonomike.
Gjatë viteve të rritjes, Armela është përballur me bullizëm të vazhdueshëm, por këto përvoja të vështira kanë ndikuar që ajo të forcohet dhe të ndërtojë karakterin që ka sot.












