• Kontaktoni
  • Privacy Policy
  • Shqiperia Post – Lajmet e fundit nga Shqiperia
Sunday, March 1, 2026
  • Login
SHQIPËRIA POST
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home LAJME

Aksion i madh në Tiranë: Arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

SHP by SHP
20:47 : 24/12/2025
in LAJME, VIRALE
0
Aksion i madh në Tiranë: Arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Aksioni ka pasur ndikim të fortë publik, pasi mes të arrestuarve rezultojnë edhe persona me funksione drejtuese në kompaninë telefonike ONE Albania, sipas burimeve mediatike.

Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania, si dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani. Përfshirja e tyre ka ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e individëve me pozicione drejtuese në kompani të mëdha private.

Policia bën me dije se gjatë operacionit janë arrestuar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe automjete, policia ka sekuestruar rreth 500 gramë kokainë, 10 kilogramë Cannabis Sativa, rreth 100 doza të gatshme për shpërndarje, pesë automjete, 28 telefona celularë, gjashtë peshore elektronike dhe rreth 3 mijë euro para cash.

Sipas policisë, pesë persona janë arrestuar më herët në kuadër të operacioneve të lidhura me këtë grup kriminal, ndërsa gjashtë shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, përcaktimin e roleve të secilit të dyshuar dhe verifikimin e lidhjeve të mundshme mes veprimtarisë së paligjshme dhe pozicioneve profesionale që disa prej tyre mbanin./Joq

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës
LAJME

E dashura e futi në kurth,zbulohet sesi u eleminua bosi më i madh i Meksikës

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi famëkeq i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është...

Read moreDetails
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 000 vende pune

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Rrëshqitje e tokës në Delvinë, rrezik për banesat

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Situatë e pazakontë në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Ish-ministri i Kulturës në Francë dorëhiqet pas zbulimeve për lidhje me Epstein

Kush është Jeffrey Epstein? Personazhi më i lexuar i momentit dhe misteret që tronditën botën

Kush është Jeffrey Epstein? Personazhi më i lexuar i momentit dhe misteret që tronditën botën

Next Post
Policia arreston motorrisin e Wolt Albania, shpërndante drogë në Tiranë

Policia arreston motorrisin e Wolt Albania, shpërndante drogë në Tiranë

ShqiperiaPost.com

Shqipëria Post është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kontakt & Marketing

shqiperiapost@gmail.com

Na ndiqni

© 2025 ShqiperiaPost.com - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In