Prej dy ditësh, Flori Official është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku produksioni e prezantoi si një figurë të njohur në rrjetet sociale. Hyrja e tij u realizua në stilin e një prej reklamave të tij online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut.
Megjithatë, publiku nuk ka marrë informacion mbi emrin e tij të vërtetë. Ai u prezantua vetëm me nofkën Flori Official, pa detaje mbi identitetin personal.
Sipas raportimeve, emri i tij i vërtetë është Florian Prini, një person që ka qenë i skeduar nga autoritetet italiane për një çështje të rëndë penale. Mediat italiane raportuan se në shkurt të vitit 2015, Prini përmendej si një nga të përfshirët në një rrjet prostitucioni.
Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një incidenti të dhunshëm mes prostitutave, që përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re. Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi strukturën e rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave të pavarura dhe atyre të menaxhuara nga një çift shqiptar.
Sipas kronikave, Florian Prini dhe partnerja e tij, Fabiana Hoxha, u arrestuan nga karabinierët italianë. Prini ishte rezident ligjor në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte si emigrante. Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar si një qendër logjistike e aktivitetit të prostitucionit.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka vendosur të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të Flori Official për shkak të të kaluarës së tij, apo nëse vetë ai ka preferuar të mos e tregojë historinë personale.









