• Kontaktoni
  • Privacy Policy
  • Shqiperia Post – Lajmet e fundit nga Shqiperia
Sunday, March 1, 2026
  • Login
SHQIPËRIA POST
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE alarmon: “Prince Caffe” i Devollit mund të rrezikojë shëndetin

SHP by SHP
22:41 : 16/01/2026
in AKTUALITET
0
BE alarmon: “Prince Caffe” i Devollit mund të rrezikojë shëndetin

Një njoftim alarmi është publikuar nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ku raportohet se kafeja “Prince Caffe” e Devolli Corporation ka rezultuar me prani të akrilamideve në Kroaci. Alerti është bërë publik gjithashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, nuk sqarohet nëse janë marrë masa konkrete për tërheqjen e produktit nga tregu, nëse bëhet fjalë për të njëjtin lot prodhimi, apo nëse janë kryer analiza shtesë në kompaninë prodhuese apo në pikat e shitjes me pakicë. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e reagimit institucional dhe transparencën ndaj konsumatorëve.

Në këtë kontekst, vëmendja duhet të jetë e shtuar edhe në Shqipëri, ku pritet një reagim i qartë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe informimit të konsumatorëve shqiptarë.

Çfarë janë akrilamidet dhe pse përbëjnë rrezik?

Akrilamidet janë klasifikuar që në vitin 1994 nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSH-së si substanca potencialisht kancerogjene (Grupi 2A). Studime më të fundit sugjerojnë se ekspozimi kronik ndaj tyre mund të dëmtojë fibrat nervore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, e cila përfshiu 31 studime me mbi 1 milion persona, gjeti një lidhje midis marrjes mesatare prej 23 mikrogramësh akrilamide në ditë për rreth 15 vjet dhe rritjes së rrezikut për disa lloje kanceri, përfshirë ato të zgavrës orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides.

Akrilamidet formohen gjatë gatimit në temperatura të larta, veçanërisht në procese industriale, por edhe në gatimin shtëpiak, kur ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje i nënshtrohen transformimit të sheqernave dhe aminoacideve. Ato janë të pranishme jo vetëm në kafe, por edhe në produkte si patatet e skuqura, biskotat, pica dhe produkte të tjera të pjekura.

Organizata Safe Food Advocacy Europe ka theksuar vazhdimisht nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe për masa më të forta rregullatore ndaj këtij përbërësi toksik.

Ndërkohë, konsumatorët në rajon mbeten në pritje të sqarimeve zyrtare dhe veprimeve konkrete nga autoritetet përkatëse, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për shëndetin.

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë
AKTUALITET

Metoda e re e vjedhjes së makinave që nis me një pecetë

Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës suaj mund të jetë një sinjal se automjeti është vënë...

Read moreDetails
Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

Hebs: helmon klienten, ajo përfundon duke marrë serum

“Keni një gjobë”: Policia paralajmëron të mos hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

“Keni një gjobë”: Policia paralajmëron të mos hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

Dyshime për rritje të sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin Vodafone dhe One

Dyshime për rritje të sinkronizuar çmimesh, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin Vodafone dhe One

Rrezik për foshnjat / Rossmann & Lala në qendër të skandalit të qumështit me baktere

Rrezik për foshnjat / Rossmann & Lala në qendër të skandalit të qumështit me baktere

Skandali i kamerave “High Luxury” në Tushemisht: Qindra miliona për “Alb Star”, çfarë po fshihet pas kontratës?

Skandali i kamerave “High Luxury” në Tushemisht: Qindra miliona për “Alb Star”, çfarë po fshihet pas kontratës?

BKT në shënjestër të një sulmi kibernetik, qytetarët shpërthejnë në denoncime: “Na janë zhdukur paratë nga llogaritë”, banka mohon përgjegjësinë

BKT në shënjestër të një sulmi kibernetik, qytetarët shpërthejnë në denoncime: “Na janë zhdukur paratë nga llogaritë”, banka mohon përgjegjësinë

Spak kontroll te kompania ‘Salillari’, ‘Senka’ në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit

Spak kontroll te kompania ‘Salillari’, ‘Senka’ në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit

Next Post
Dorian Puka çmend Anglinë: Gazeta Angleze shkruan “Krimineli që mbulon vajzat me para”, Jetë luksi dhe kërkon azil

Dorian Puka çmend Anglinë: Gazeta Angleze shkruan “Krimineli që mbulon vajzat me para”, Jetë luksi dhe kërkon azil

ShqiperiaPost.com

Shqipëria Post është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kontakt & Marketing

shqiperiapost@gmail.com

Na ndiqni

© 2025 ShqiperiaPost.com - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In