• Kontaktoni
  • Privacy Policy
  • Shqiperia Post – Lajmet e fundit nga Shqiperia
Sunday, March 1, 2026
  • Login
SHQIPËRIA POST
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
  • FAQJA KRYESORE
  • LAJME
  • AKTUALITET
  • SHOWBIZ
  • VIRALE
  • LAJME NGA BOTA
  • POLITIKE
  • HOROSKOPI
  • SPORT
  • NA KONTAKTONI
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë

SHP by SHP
19:07 : 09/01/2026
in POLITIKE
0
Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, si dhe 6 persona të tjerë, të dyshuar për shkelje të barazisë në tendera.

Së bashku me Becin, në cilësinë e të pandehurve janë: Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Adela Ruko është bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Sipas SPAK, hetimi lidhet me një tender të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë procedurës së prokurimit janë kryer veprime të kundërligjshme nga titullari i autoritetit kontraktor, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, lidhur me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve dhe vlerësimin e ofertave.

SPAK thekson se Benet Beci, në kohën kur ushtronte detyrën e administratorit të KESH, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k., në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

Hetimi është mbështetur edhe në prova të siguruara nga pajisjet elektronike të sekuestruara gjatë një procedimi tjetër penal ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi. Beci është thirrur disa herë në SPAK, ndërsa paraqitja e fundit e tij ishte më 19 dhjetor, ku qëndroi për rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pa dhënë deklarata për mediat.

Enea Karakaci merr postin e Ballukut – Detajet e vendimit
POLITIKE

Enea Karakaci merr postin e Ballukut – Detajet e vendimit

Enea Karakaçi emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës pas largimit të Belinda Ballukut Kryeministri Edi Rama ka vendosur të largojë...

Read moreDetails
Tensione gjatë protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë

Tensione gjatë protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e pezullimit të Ballukut

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e pezullimit të Ballukut

Lea Ypi kryeministre ardhshme e vendit ?

Lea Ypi kryeministre ardhshme e vendit ?

Gruaja Maduros , kush është Celia Flores

Gruaja Maduros , kush është Celia Flores

Trump pas arrestimit të Maduros, e paralajmërova, Venezuelën do ta drejtojmë ne

Trump pas arrestimit të Maduros, e paralajmërova, Venezuelën do ta drejtojmë ne

Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë

Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë

Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

Next Post
Spak kontroll te kompania ‘Salillari’, ‘Senka’ në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit

Spak kontroll te kompania 'Salillari', 'Senka' në Lushnje dhe në zyrat e Arber Abazit

ShqiperiaPost.com

Shqipëria Post është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kontakt & Marketing

shqiperiapost@gmail.com

Na ndiqni

© 2025 ShqiperiaPost.com - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kontaktoni : shqiperiapost@gmail.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In