Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, ka reaguar për herë të parë publikisht në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”.
Gjatë bisedës, ai foli për raportin mes Selin dhe Mirit, duke shprehur kritika të forta ndaj këtij të fundit. Bollati nuk i kurseu fjalët, teksa e cilësoi Mirin si pervers dhe madje edhe zhigolo.
“Unë kam gabimet e mia, por vajza më ka qëndruar gjithmonë pas në çdo hap. Do të doja shumë që të kishte më shumë sensibilitet. Nuk është e drejtë që gazetarët të merren me çështje si kush është ndarë nga gruaja apo burri. Nuk është faji juaj, por i sistemit. Jeta personale i përket secilit individ. Ajo vajzë nuk është ajo që paraqitet. Nga mesazhet e pakta që kam parë, ju garantoj se ajo nuk është ajo femër”, u shpreh ai.
Sipas tij, Selin nuk është e vetëdijshme për atë që po flitet jashtë shtëpisë së Big Brother:
“Ajo nuk e ka kuptuar mesazhin. Nuk e di çfarë dimë ne jashtë dhe nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. Mendoj se nuk ka kuptuar asgjë nga situata. Duhet të kuptojë fillimisht çfarë flitet jashtë.”
Jeton Bollati theksoi se ka besim të plotë te vajza e tij:
“Vajza ime nuk ka kryer asnjë krim. Kam besim të plotë tek ajo. Ajo është burrneshë dhe nuk ka hyrë aty për para, pavarësisht vështirësive tona. Televizioni është një derë e madhe.”
Sa i përket Mirit, ai u shpreh se ka shumë mendime, por preferoi të mos i bëjë publike për respekt ndaj familjarëve të tij:
“Kam shumë për të thënë për Mirin, por nuk dua të cenoj motrën, nënën apo vajzën e tij. Nëse do t’ia them ndonjëherë, kjo mbetet për t’u parë.”
Në fund, Bollati shtoi:
“Duhet të merren dy-tre psikologë për të matur perversitetin e atij mashkulli brenda. Një punë zhigolo do ta bënte shumë mirë. Për lekë dhe famë, ai është i gatshëm të bëjë gjithçka.”









