• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home VIRALE

Prince Caffe e firmës Devolli, përmban substanca të rrezikshme, alert nga BE

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
00:58 : 04/01/2026
in VIRALE
0
Prince Caffe e firmës Devolli, përmban substanca të rrezikshme, alert nga BE

Një ngarkesë kafeje “Prince Caffe”, prodhim i grupit Devolli me origjinë nga Kosova, u ndalua në kufirin kroat pas analizave laboratorike që zbuluan një nivel shumë të lartë të akrilamides, një substancë e lidhur me rrezikun kancerogjen.

Autoritetet kroate raportuan rastin në sistemin e alarmit të shpejtë për ushqimin të Bashkimit Evropian(RASFF), duke e regjistruar si një rrezik serioz për shëndetin publik.

Prince Caffe, Devolli Group

Sipas analizave të kryera më 11 dhjetor 2025, përqendrimi i akrilamides në kafe ishte 746.3 mikrogramë për kilogram, pothuajse dyfish mbi kufirin maksimal të lejuar në BE prej 400 mikrogramë për kilogram.

Ky rezultat tregon një dështim të mundshëm të kontrollit industrial gjatë pjekjes dhe procesit të prodhimit, duke nxitur shqetësime serioze për konsumatorët.

Autoritetet europiane dhe ato kroate po monitorojnë situatën, ndërsa kompania Devolli është thirrur të japë shpjegime dhe të ndërmarrë masa për të garantuar sigurinë e produkteve të saj.

Rasti është regjistruar në sistemin RASFF si 2025.10458, duke aktivizuar mekanizmat për të parandaluar përhapjen e kafes së kontaminuar në tregjet europiane.

Ekspertët paralajmërojnë konsumatorët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve ushqimore lidhur me këtë produkt.

Çfarë janë akrilamidet dhe pse janë të rrezikshme?

Akrilamidet janë substanca që klasifikohen si potencialisht kancerogjene (Grupi 2A) nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSH-së që në vitin 1994. Studime më të fundit tregojnë se ekspozimi kronik ndaj tyre mund të dëmtojë fibrat nervore dhe të rrisë rrezikun për sëmundje neurodegjenerative, si Alzheimeri.

Një meta-analizë e vitit 2022 në revistën Frontiers in Nutrition, e bazuar në 31 studime me mbi 1 milion persona, gjeti lidhje midis marrjes së mesatare prej 23 mikrogramësh akrilamide në ditë për 15 vjet dhe rritjes së rrezikut për disa lloje kanceri, përfshirë ato të zgavrës orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides.

Akrilamidet formohen gjatë gatimit në temperatura të larta, sidomos në procese industriale, por edhe në gatimin shtëpiak, kur ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje i nënshtrohen reaksioneve të sheqernave dhe aminoacideve. Ato gjenden jo vetëm në kafe, por edhe në patate të skuqura, biskota, pica dhe produkte të tjera të pjekura.

Organizata Safe Food Advocacy Europe ka theksuar nevojën për ndërgjegjësim më të madh të konsumatorëve dhe për rregullore më të rrepta për këtë përbërës toksik. Konsumatorët në rajon presin aktualisht sqarime dhe veprime konkrete nga autoritetet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm shëndetësor.

Burimi lajmit : https://www.facebook.com/share/p/1HK4W9kNib/?mibextid=wwXIfr

Kush është Jeffrey Epstein? Personazhi më i lexuar i momentit dhe misteret që tronditën botën
VIRALE

Kush është Jeffrey Epstein? Personazhi më i lexuar i momentit dhe misteret që tronditën botën

Kush është Jeffrey Epstein? Historia e errët e njeriut që tronditi elitën botërore Kush është Epstein? Kjo pyetje ka pushtuar...

Read moreDetails
Sa ndikon inteligjenca artificiale në aftësinë e të menduarit

Sa ndikon inteligjenca artificiale në aftësinë e të menduarit

Zbulohet sekreti i VIP-ave: pushime luksoze me çmime të ulta nga “Ohana Travel”

Zbulohet sekreti i VIP-ave: pushime luksoze me çmime të ulta nga “Ohana Travel”

Shqiptari akuzohet për grabitjen e 29 çantave luksoze, dëmi 500 mijë euro

Shqiptari akuzohet për grabitjen e 29 çantave luksoze, dëmi 500 mijë euro

Njeriu që po çmend internetin: Pi një gotë të plotë birre me hundë.

Njeriu që po çmend internetin: Pi një gotë të plotë birre me hundë.

Gruaja hyn në taksi me të dashurin, shoferi ishte burri i saj

Gruaja hyn në taksi me të dashurin, shoferi ishte burri i saj

Sqarohet pezullimi vizave amerikane : Vizat turistike do vazhdojne

Sqarohet pezullimi vizave amerikane : Vizat turistike do vazhdojne

Dellora dhe Namiku, Vëllai na goditi,” Dellora trondit me pamjet e rënda

Dellora dhe Namiku, Vëllai na goditi,” Dellora trondit me pamjet e rënda

Next Post
Brikena Mateo , zbulohet e verteta që u përfol në Big Brother

Brikena Mateo , zbulohet e verteta që u përfol në Big Brother

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com