Reperi Gramos Krasniqi, i njohur si “Mossi”, së bashku me disa persona të tjerë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gazetarit të portalit Nacionale, Burim Pacolli.
Sipas raportimit të Nacionale, ngjarja ka ndodhur të hënën në lagjen Ulpianë, pranë zonës së njohur si “te rrethi i Interex-it”.
Në kohën e incidentit, gazetari mësohet se ishte duke kryer veprime bankare në një bankomat (ATM).









