Dokumenti tregon një transfer me vlerë të konsiderueshme financiare, diku rreth 12,700€, ndërsa periudha e realizimit të saj përputhet me një intensifikim të publikimeve me narrativë të theksuar politike në këtë portal.

Sipas dokumentit të siguruar në kuadër të këtij hulumtimi investigator, pronari i portalit “Veriu Info”, Gazmend Morina dyshohet se ka pranuar një shumë të madhe parash përmes një banke në Beograd. Transferi është kryer nga një kompani e regjistruar në Serbi, e cila është e përfaqësuar nga biznesmeni Milan Radoićić, emër i njohur në zhvillimet politike rajonale.
Koha e realizimit të pagesës përkon me një periudhë kur “Veriu Info” ka rritur ndjeshëm numrin e publikimeve me përmbajtje politike dhe me qasje të fortë editoriale. Kjo përputhje kohore ka ngritur dyshime për mundësinë e një konflikti interesi dhe për nevojën e transparencës mbi burimet e financimit.
Deri në momentin e publikimit, nuk ka një deklarim publik që sqaron natyrën e kësaj pagese apo nëse ekziston një marrëveshje formale mes palëve/burimi lajmit : Insajderi









