Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel-it dhe produksionit të “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur shqetësimin e thellë lidhur me situatën e krijuar pas Prime-it të fundit në shtëpinë e BBVIP.
Në reagimin e saj, familja thekson se banori Rogert Sterkaj ka përdorur në mënyrë të përsëritur gjuhë fyese, denigruese dhe shpifëse ndaj Selin Bollatit, duke cenuar rëndë dinjitetin, integritetin dhe figurën e saj si grua dhe profesioniste.
Sipas familjes, ndaj Selinit janë ngritur akuza të pavërteta dhe insinuata me karakter poshtërues, përfshirë aludime për përfitime financiare, si edhe vënie në dyshim të aftësive të saj profesionale si balerinë.
Po ashtu, thuhet se i njëjti banor ka ngritur akuza të pabaza edhe ndaj produksionit, duke pretenduar shkelje të rregullores nga ana e Selin Bollatit. Sipas familjes, këto deklarata dëmtojnë imazhin e saj dhe vënë në pikëpyetje seriozitetin e programit.
Familja nënvizon se këto veprime nuk mund të konsiderohen debat apo pjesë e lojës, por përbëjnë dhunë psikologjike, bullizëm dhe cenim të rëndë të dinjitetit njerëzor, në kundërshtim









