• ABOUT US
  • CONTACT US
  • NEWS
  • Privacy Policy
  • PRIVACY POLICY
  • Shqiperia Post
  • TERMS & CONDITIONS
  • Trending News
Friday, April 3, 2026
  • Login
SHP NEWS
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US
No Result
View All Result
Shqiperia Post
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e pezullimit të Ballukut

Anisa Hoxha by Anisa Hoxha
08:27 : 22/01/2026
in POLITIKE
0
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e pezullimit të Ballukut

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot, në një seancë plenare publike, çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në këtë seancë, Kushtetuesja do të vendosë nëse do të hyjë në shqyrtim në themel kërkesa e paraqitur nga Qeveria.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), të marrë në nëntor 2025, për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Në procesin kushtetues janë palë edhe SPAK, GJKKO e Shkallës së Parë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës.

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pezulluar përkohësisht vendimin e GJKKO-së të datës 20 nëntor. Vendimi u mor me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër. Po në të njëjtën seancë, Kushtetuesja pranoi edhe ankimimin e Qeverisë për shqyrtimin e çështjes.

Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte vendosur pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, si dhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit. Sipas GJKKO-së, masa u mor për shkak të dyshimeve se ajo, në funksion të detyrës së saj, mund të ndikonte në prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Belinda Balluku, së bashku me disa vartës të saj, dyshohet se ka paracaktuar fituesit në dy procedura tenderuese me vlerë totale rreth 210 milionë euro, konkretisht projekti i Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 milionë euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe me 20 milionë euro. Po ashtu, ajo është nën hetim edhe për 7 lotet e tjera të Unazës së Madhe, një projekt me vlerë rreth 45.9 miliardë lekë (afro 450 milionë euro).

Në vijim të procedurave, Këshilli për Imunitetin dhe Mandatet pritet të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. SPAK kërkon arrestimin e saj, duke argumentuar se situata penale është rënduar dhe se zëvendëskryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera publikë.

Enea Karakaci merr postin e Ballukut – Detajet e vendimit
POLITIKE

Enea Karakaci merr postin e Ballukut – Detajet e vendimit

Enea Karakaçi emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës pas largimit të Belinda Ballukut Kryeministri Edi Rama ka vendosur të largojë...

Read moreDetails
Tensione gjatë protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë

Tensione gjatë protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë

Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë

Benet Beci merret për gjykim nga Spak bashkë me 6 persona të tjerë

Lea Ypi kryeministre ardhshme e vendit ?

Lea Ypi kryeministre ardhshme e vendit ?

Gruaja Maduros , kush është Celia Flores

Gruaja Maduros , kush është Celia Flores

Trump pas arrestimit të Maduros, e paralajmërova, Venezuelën do ta drejtojmë ne

Trump pas arrestimit të Maduros, e paralajmërova, Venezuelën do ta drejtojmë ne

Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë

Dy orë përpara protestës kombëtare të thirrur nga PD-ja, qindra forca policore blindojnë Kryeministrinë

Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

Kryemadhi në Spak për masën e sigurisë, batuta me gazetarët: E patë Big Brother? Nuk kishte fjet ILIRI se…

Next Post
Këmbimi valutor sot, 18 janar – çmimet e blerjes dhe shitjes së valutave

Këmbimi valutor sot,çmimet e blerjes dhe shitjes së valutave

ShqiperiaPost.com

Shqiperia Post is an online media outlet whose mission is to provide impartial information, placing professionalism and the public interest at the forefront.

Contact

shqiperiapost@gmail.com

Follow us

© 2026 ShqiperiaPost.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • News
  • World
  • TERMS & CONDITIONS
  • Privacy Policy
  • ABOUT US
  • CONTACT US

© 2026 ShqiperiaPost.com