Autoritetet indoneziane kanë nisur sot kërkime për gjetjen e një avioni të vogël me 11 persona në bord, me të cilin humbën kontaktin ndërsa fluturonte mbi pjesën lindore të vendit.
Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport, kishte destinacion Makasarin, në Sulaveshin e Jugut, pasi ishte ngritur nga Jogyakarta në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej 8 personash.
Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale (07:00 sipas orës së Shqipërisë).







