Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka hedhur një hap të ri në jetën e tij personale, duke kurorëzuar dashurinë me partneren Eronita. Çifti i ka dhënë fund beqarisë përmes një ceremonie private martese, të organizuar në rrethin e ngushtë familjar dhe shoqëror.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bie në sy një ambient i rafinuar dhe i kuruar me kujdes në çdo detaj. Dasma e Bleros dhe Eronitës është zhvilluar në një prej hoteleve luksoze të kryeqytetit, ku mbizotëronte eleganca dhe atmosfera festive.
Kjo shënon martesën e tretë për Bleron. Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. Më pas, këngëtari lidhi jetën me Afrona Dikën, martesë që përfundoi pas disa vitesh.
Martesa me Eronitën përfaqëson një kapitull të ri për artistin, ndërsa fansat dhe ndjekësit e tij kanë shpërndarë urime të shumta, duke i dëshiruar çiftit dashuri, qetësi dhe harmoni në rrugëtimin e tyre të përbashkët.












